KF Llapi: Seli ishte ndër figurat më të rëndësishme të futbollit llapjan 

Futboll

KF Llapi: Seli ishte ndër figurat më të rëndësishme të futbollit llapjan 

Më: 14 prill 2023 Në ora: 14:45
Selatin Vokrri

Sot iku në amshim një personalitet, që i dha shumë futbollit veçmas ka sakrifikuar gjithçka në vitet e 90-ta, për të mbajtur gjallë futbollin. 

Ai është Selatin Vokrri.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, i shpreh ngushëllime familjes Vokrri, komunitetit të futbollit llapjan e të Kosovës. 

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, Selatin Vokrri, ish-futbollistit dhe trajnerit shumë vjeçar të KF Llapit.

Seli ishte ndër figurat më të rëndësishme të futbollit llapjan, ku dha kontribut të çmueshëm si futbollist dhe më pas edhe si trajner i klubit tonë.

Në këto momente të vështira qëndrojmë pranë familjarëve të të ndjerit Vokrri si dhe u shprehim ngushëllime tona të sinqerta duke filluar nga kryesia e klubit, stafi administativ, shtabi teknik, futbollistët e ekipit senior dhe gjitha kategorive të reja të Akademisë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shpreh ngushëllime KF Llapi me president Beqir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat