Haaland “i çmendur”

Futboll

Haaland “i çmendur”

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:30
Haaland

Erling Haaland ka vënë në shënjestër çdo rekord në botë sa i takon numrit të golave të shënuar, me 22-vjeçarin i cili ka shënuar emrin e tij në krye të listës së shumë statistikave.

Sulmuesi nmorvegjez e ka gjetur rrugën e rrjetës në 30 raste gjatë këtij edicioni, duke qenë shënuesi më i mirë në Premier League pas 30 javësh, por ai është aktivizuar në vetëm 27 ndeshje duke patur një mestare me më shumë se 1 gol për ndeshje.

Haaland tashmë mud të krahasohet edhe me disa prej skuadrave të elitës së futbollit anglez, pasi 8 ekipe të Premier League kanë shënuar më pak se norvegjezi. Chelsea dhe Crystal Palace kanë shënuar nga 29 gola,

Bournemouth e ka gjetur 28 herë rrugën e rrjetës, West Ham 27 gola, Wolverhampton 24 po aq sa dhe Nottingham Foerest dhe Southampton, ndërsa Everton është ekipi me sulmin më të dobët me vetëm 23 gola të realizuar

22-vjeçari ka bërë më mirë se të gjitha këto ekipe në kampionat, e deri në fund do të tentojë që pse jot ë lërë pas vetes një numër më të madh skuadrash. Në total Haaland ka shënuar 45 gola në të gjitha garat duke marrë në kosnideratë dhe Kupat e Anglisë dhe Champions League.

Pep Guardiola ka në organikën e tij një “xhevahir” të çmuar që po i merr më të mirën, për të arritur objektivat që kanë vënë drejtuesit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat