Firmos kontratë 5-vjeçare me mesfushorin algjerian

Futboll

Firmos kontratë 5-vjeçare me mesfushorin algjerian

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:17
Houssem Aouar

Roma godet në afatin kalimtar.

Verdhekuqtë kanë arritur të djegin konkurrencën me klubet angleze dhe të firmosin me mesfushorin algjerian Houssem Aouar.

Këtij të fundit i skadon kontrata me Lyonin në fund të sezonit dhe është i lirë të vendosë vetë të ardhmen.

Pavarësisht mohimeve nga ana e Thiago Pintos, mediat pranë verdhekuqve konfirmojnë se palët kanë rënë dakord për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Aouar do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Mesfushori 24-vjeçar është rritur te Lyoni, ku ka luajtur rreth 175 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por francezët nuk hoqën dorë, duke kërkuar shifra të larta për kartonin e tij.

Megjithatë në fund Aouar do të largohet si futbollist i lirë dhe duket se destinacioni i ri do të jetë “Olimpico”, aty ku Jose Mourinho po e planifikon si titullar në skuadrën e sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat