Benfica blindon talentin italian rekordmen

Futboll

Benfica blindon talentin italian rekordmen

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:49
Cher Ndour

Benfica është shtëpia e talentit dhe programimit.

Një i ri tërheq tjetrin dhe gjatë viteve kjo gjë ka bërë shpesh diferencën.

Sektori i moshave i portugezëve rinovohet vazhdimisht, duke e lejuar ekipin e parë të përforcohet në nivel teknik dhe ekonomikisht.

Shitje dhe investime, një shkollë e ngjashme me atë të Ajax-it.

Mes yjeve të klubit shkëlqen edhe një italian, bëhet fjalë për Cher Ndour, mesfushor i datëlindjes 2004 që po dallohet nga të tjerët dhe që ka tërhequr që tani vëmendjen e Mancini-t.

Sipas së përditshmes portugeze A Bola, drejtuesi e klubit duket se kanë nisur punën për t’i ofruar futbollistit një kontratë pesëvjeçare me një klauzolë jo më të vogël se 80 milionë euro.

Ndour me Benfica-n ka shkruar që tani një copëz historie. Schmidt, në fakt, e ka bërë të debutojë kundër Vitoria Guimaraes, duke u bërë kështu lojtari më i ri në historinë e klubit që vesh fanellën e ekipit të parë. Ka kaluar edhe Joao Felix.

Në Itali ka qenë te skuadrat e moshave të Atalanta-s dhe Brescia-s.

Nga Italia në Portugali nuk e ka vuajtur presionin dhe ka fituar edhe Youth League duke mundur në finale Juventus-in U19. Tani të gjithë sytë janë nga ai, por luzitanët nuk duan ta falin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat