Galtier: Jam i shokuar

Futboll

Galtier: Jam i shokuar

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:50
Christophe Galtier

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka reaguar pas akuzave të ngritura ndaj tij për racizëm në kohën kur ishte te Nice.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të sfidës me Lens, trajneri theksoi se është i tronditur nga çfarë thuhet.

“Jam thellësisht i tronditur.

Jam prekur thellë dhe nuk mund të pranoj që emri im dhe familja ime të bëhet pis në këtë mënyrë.

Kam bërë ankesë për këtë çështje dhe nuk do t’u përgjigjem të tjera pyetjeve. Kam marrë mesazhe të këndshme si publikisht ashtu edhe në privat.

Unë nuk fola me lojtarët për këtë çështje, por ata më dhanë përgjigjen më të mirë në fushë me angazhimin në stërvitje”,-tha trajneri i Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat