Guardiola mohon se ka probleme me De Bruynes

Futboll

Guardiola mohon se ka probleme me De Bruynes

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:05
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar se ka çarje të raportit mes tij dhe belgut Kevin De Bruyne. 

Në ndeshjen e Cityt në Champions League kundër Bayern Munich futbollisti është dukur i frustruar pas zëvendësimit. 

"Unë e kuptoj plotësisht.

Të gjithë duan të luajnë, por në momentet e duhura përpiqem të bëj më të mirën për të fituar ndeshjen", ka thënë trajneri spanjoll i Cityt.

"Është normale. Nuk është hera e parë që ndodh në futbollin modern, ka ndodhur në të gjitha klubet e tjera.

Kjo do të ndodhë në të ardhmen".

City ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj bavarezëve, por kualifikimi apo eliminimi nga çerekfinalja vendoset javën që vjen në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat