Haaland udhëton me një “bishë” të re me vlerë 320 mijë euro

Futboll

Haaland udhëton me një “bishë” të re me vlerë 320 mijë euro

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:15
Erling Haaland me makinë

Erling Haaland ka pas një sezon fenomenal, gjatë të cilit ka thyer disa rekorde dhe norvegjezi përveç ndeshjeve të shkëlqyera në fushë, tërheq vëmendjen me stilin e tij të jetesës.

Këtë herë ai është paraqitur në seancën stërvitore të Manchester City me një makinë krejt të re Rolls Royce Cullinan, e cila vetëm pa asnjë aksesor kushton rreth 320 mijë euro.

Por është vetëm një nga “bishat” në koleksionin e tij mbresëlënës.

Domethënë, siç shkruan “The Sun”, Haaland ka me vete një Audi RS 6 Avant, si dhe një Range Rover Sport dhe të dyja kushtojnë 140 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat