Ferizaj merr dritën e gjelbër nga MKRS për licencim

Futboll

Ferizaj merr dritën e gjelbër nga MKRS për licencim

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:17
Abazi gjatë takimit me ministrin e MKRS-së

Ferizaj, anëtar i elitës së futbollit të Kosovës, tani është më i qetë për faktin se merr dritën e gjelbër për licencim nga Komisioni për licencim pranë MKRS-së.

“Në një takim të zhvilluar ditën e sotme, mes presidentit Lulzim Abazi, bashkë me përfaqësues tjerë të klubeve të Superligës, u dha drita e gjelbër për licencimin.

Presidenti Abazi e zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin Hajrulla Çeku, i cili i priti në takim dhe u interesua që të gjendet zgjidhja për tejkalimin e problemit që është krijuar tash e sa muaj.

Me këtë rast, presidenti Abazi është shprehur se gjërat po kthehen në normalitet dhe ditët e mira po vijnë. 

Ai i bën thirrje gjithë sponsorëve të klubit se s’ka asnjë arsye për shqetësim dhe panik.

FC Ferizaj do vazhdoj të rrugëtoj kokën lartë me sponsorët, të cilët janë promotor i ecurisë së klubit”, - njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat