Guardiola: I rrimë 24 orë në kokë

Futboll

Guardiola: I rrimë 24 orë në kokë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:56
Haaland e Guardiola

Nëse Haaland bën “oh”, dridhet i Manchester City.

Sulmuesi është një element bazë i ekipit dhe një pjesë e madhe e suksesit që mund të arrijë skuadra e Pep në fund të sezonit do të varet nga prania e tij në fushë, nga golat e tij.

Norvegjezi ka humbur tri ndeshje me Manchester City-n këtë sezon për shkak të lëndimeve.

Një në Champions, në fazën e grupeve kundër Sevillas, për shkak të një enjtjeje në këmbë dhe dy në Premier League.

Ai nuk luajti kundër Leicesterit, edhe për shkak të asaj mavijosjeje, as kundër Liverpoolit disa javë më parë për shkak të një dëmtimi në ijë.

Tani vjen pjesa e fundit e sezonit, ndeshjet vendimtare, dhe Haaland duhet të jetë në formë të mirë.

Guardiola, trajneri i skuadrës së “qytetarëve”, shpjegoi kujdesin që ka klubi me sulmuesin norvegjez, një lojtar që humbi 16 ndeshje te Borussia e Dortmundit sezonin e kaluar për shkak të lëndimit.

“Unë nuk e di se çfarë ka bërë ai te Dortmundi, por ne kujdesemi për të 24 orë në ditë.

Kemi mjekë dhe fizioterapistë të jashtëzakonshëm, ata janë pas tij çdo sekondë të ditës. Me këtë kalendar, ne duhet të kemi kujdes maksimal ndaj futbollistëve: me ushqimin, pushimin, gjumin,” shpjegoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat