Partnerja zbulon dramën e futbollistit argjentinas

Futboll

Partnerja zbulon dramën e futbollistit argjentinas

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:02
Araceli Fessi e Brian Fernández

Brian Fernández, futbollisti 28-vjeçar argjentinas po përjeton një periudhë dramatike për të braktisur varësinë e tij nga droga, që zgjat prej tri vitesh.

Modelja Araceli Fessi, partnerja e lojtarit, skuadra e fundit e të cilit ishte Ferro Carril Oeste në Nacional B të Argjentinës, ka rrëfyer “ferrin” që po vuan futbollisti dhe njerëzit rreth tij:

“Kam tetë vite me të dhe tri vite luftë me varësinë e tij nag droga.

Nuk jam dakord me këtë dhe nuk më pëlqen. Pashë Brian që mundej ta linte, por sot shoh përkeqësimin e tij. Është një luftë e vazhdueshme.

Brian sot është me familjen e tij, ku ndihet rehat. Ne presim që ai ta pranojë trajtimin.

Kjo është në vullnetin e tij të lirë. Unë nuk gjeta mbështetje të mjaftueshme dhe sot kërkoj mbështetje tjetër, në mënyrë që të gjithë rreth tij mund të raportojë për sëmundjen dhe atë që përjetohet dita-ditës.

Është shumë e vështirë…

Për shembull, këtë muaj më tha që nuk do shtrime në spital, ndaj po rëndohet. Është sipas dëshirës” , – ka sqaruar Araceli Fessi në ‘A24’.

Modelja denoncon më tej: “Brian Fernández konsumon kokainë.

Nuk kam bërë asnjë ankesë, sepse më ka ndodhur që shpërndarësit e drogës të na vijnë edhe në derën e shtëpisë. Ka njerëz që duan të bëjnë një fitim të madh, nuk pyesin se kështu po vrasin një futbollist 28-vjeçar”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Brian Fernández ka luajtur për Defensa y Justicia, Racing de Avellaneda, Sarmiento de Junín, FC Metz, Unión La Calera, Club Necaxa, Portland Timbers, Colón de Santa Fe, Ferro Carril Oeste dhe Deportivo Madryn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat