Gjermanët kontaktojnë agjentin e Gavit

Futboll

Gjermanët kontaktojnë agjentin e Gavit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:49
Gavi

Situata jo e mirë financiare e Barcelonës ka bërë që Bayern Munich të përfitojë.

Ngërçi me situatën financiare dhe me faktin e regjistrimit të lojtarit në ekipin e parë, ka bërë që Bayern Munich të shfaqë interes serioz për Gavin.

Sipas gazetës “Sport”, Bayern ka kontaktuar agjentin e yllit spanjoll, Ivan de la Pena për të marrë informacione rreth mesfushorit.

Bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë të lartë spanjollit për ta bindur të veshë fanellën e tyre.

Por kjo “betejë” nuk do të jetë e lehtë pasi përveç faktit që Barcelona po përpiqet me të gjitha mundësitë të rinovojë kontratën e Gavit, duhet theksuar gjithashtu se edhe Chelsea është futur në garë seriozisht për yllin spanjoll. Nuk duhet lënë pas as Liverpool dhe City, të cilët gjithashtu kanë shfaqur interes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat