Sadiku i shpreh hapur ‘dashurinë’ ish-skuadrës

Futboll

Sadiku i shpreh hapur ‘dashurinë’ ish-skuadrës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:35
Armando Sadiku

Kartagjena e Armando Sadikut do të përballet këtë të dielë me Malagën, ish-skuadrën e sulmuesit shqiptar, për të cilin do të jetë një dule special.

Lojtari nga Elbasani zhvilloi një nga sezonet e tij më të mira (2019/20), me fanellën e bardhekaltërve, teksa në një prononcim të dhënë së fundmi për “Radio Marca Malaga” ka shprehur hapur dashurinë për ish-klubin e tij, teksa ndër të tjera ka zbuluar disa detaje interesante.

“Dy janë momentet shumë të veccanta që i kujtoj me nostagji.

Një ndeshje kundër Elçes, ku në pjesën e parë humbëm me 2 gola diferencë, ndërkohë që në fund barazuam.

Ndërkohë që tjera ishte në Kadiz, ishin rreth 2 mijë tifozë të Malagës në transfertë dhe ne fituam me përmbysje.

Edhe kur autobusi jonë u largua, tifozët po këndonin në fushë.

Kam lexuar që ‘La Rosaleda’ do të jetë plot. Malaga do të jetë gjithmonë në zemrën time, kam pasur momente shumë të ëmbla atje. Do të jetë një emocion i veçantë.

Gjithashtu, do të mund të përshëndes disa miq të vjetër dhe trajnerin, që e njoh edhe unë.

Gruaja ime më tha se ata me siguri do të më pyesnin nëse do të festoja nëse shënoja.

Do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin tim duke shënuar dhe nuk do të festoj nëse shënoj për shkak të dashurisë që unë kam për tifozët.

Kur të dal po do ta festoj do të jem i lumtur. Shoh që ka lojtarë që nuk e festojnë, por unë vuaj çdo ditë për të shënuar dhe më duhet ta bëj.

Kam pasur rastin të kthehesha pasi përfundova aventurën me Las Palmasin.

Më vonë këtë sezon Manolo preferoi sulmues të tjerë. Prisja një përgjigje që nuk erdhi kurrë këtë vit.

Ata nënshkruan një tjetër sulmues dhe unë duhej të merrja një rrugë tjetër, ishte Kartagjena. Jam shumë i lumtur, por gjithmonë kam pasur mundësinë të kthehem dhe klubi zgjodhi lojtarë të tjerë”, ka deklaruar Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat