Bologna befason Milanin

Futboll

Bologna befason Milanin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 15:15
Pamje nga ndeshja

33 sekonda i kanë mjaftuar Bolognas për të zhbllokuar takimin shtëpiak ndaj Milanit. Minuta e parë dhe festë në “Dall Ara”.

Stefan Posch lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe dhuroi një top në zonë, të cilin Nicola Sansone e ktheu në gol, duke befasuar Maignan.

Ky ishte goli i tretë sezonal në Serie A për 31-vjeçarin italian. Skuadra e Thiago Mottas po kalon një formë të shkëlqyer.

Nga ana tjetër, Stefano Pioli ka bërë një rotacion masiv në formacion.

Nga ndeshja me Napolin në Champions, vetëm portieri Maignan është konfirmuar titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat