Gjilani kthehet me pikë të plota nga Malisheva

Futboll

Gjilani kthehet me pikë të plota nga Malisheva

Nga: K. G. Më: 15 prill 2023 Në ora: 16:50
Pamje nga një ndeshje

Gjilani ruan vendin e tretë me fitore që ka arritur në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Gjilanasit shënojnë fitore me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollistët Billalli (12’) e Zeka (31’) shënuan për triumfin e Gjilanit.

Malisheva e trajnerit Bylbyl Sokoli thellohet në krizë, aktualisht është në vend të nëntë me 30 pikë dhe Gjilani në të tretin me 43 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat