Valon Berisha shpallet kampion në Australi me ekipin e tij

Futboll

Valon Berisha shpallet kampion në Australi me ekipin e tij

Më: 16 prill 2023 Në ora: 12:28
Valon Berisha

Melbourne City është kampion në Australi në Premierligën A për sezonin e tretë radhazi falë humbjes 1-0 të Adelaide United ndaj Western United.

Melbourne u shpall kampion me 49 pikë, shtatë më shumë se Adelaide United.

Aktualisht kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, por edhe matematikisht ata janë shpallur kampion.

E për Melbourne City luan edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.

Mesfushori kosovar pati vazhdimisht minuta për ta. 

Ai erdhi në Australi në tetor nga skuadra Reims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat