Real Madridit i kthehen Toni Kroos dhe Vinicius Jr

Futboll

Real Madridit i kthehen Toni Kroos dhe Vinicius Jr

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:27
Toni Kroos

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos dhe anësori Vinicius Jr do të jenë të gatshëm për udhëtimin e tyre në Angli ku në kuadër të Champions League ndeshen me Chelsean. 

Ish-futbollisti i Gjermanisë, Kroos dhe ai brazilian, Vinicius Jr, u lanë jashtë ndeshjes kundër Cadizit.

“Ata nuk mund të luanin sot sepse të dy kishin probleme të vogla”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve të shtunën. "Ata stërvitën ndaraz sot, por nesër do të stërviten normalisht dhe do të jenë mirë për të martën”.

Reali do të përballet me Chelsean në Stamford Bridge të martën në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League. Në ndeshjen e parë në Madrid "mbretërit" kanë fituar 2:0.

Në La liga Real Madrid është i dyti në tabelë me gjashtëdhjetë e dy pikë, 1dhjetë më pak se lideri, Barcelona, që ka një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat