Barcelona sërish barazon

Futboll

Barcelona sërish barazon

Nga: K. G. Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:15
Pamje nga një ndeshje

Barcelona nuk ka fituar as sot, kësaj radhe ndahet baras (0:0) me Getafe-n, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Coliseum Alfonso Perez" në Getafe.

Ndeshje e luftuar deri në fund, por munguan golat.

Ndeshje u përcoll nga 14.854 shikues.

Barcelona pas barazimit (0:0) me Gironën, sot regjistron barazimin e dytë rresht.

Pas javës së 29-të Barcelona kryeson me 73 pikë, ka 11 më shumë se Reali dhe Getafe zë pozitën e 15-të me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat