Daja e pranon se kanë formë të dobët

Futboll

Daja e pranon se kanë formë të dobët

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:16
Daja

Ballkani fitoi minimalisht 1:0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke u rikthyer kështu në krye të tabelës.

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ilir Daja ka thënë se është i lumtur me fitoren – mirëpo bëri të ditur se nuk janë në formën e tyre më të mirë.

“Ndoshta me një gabim të portierit fituam ndeshjen, por do të veçoja edhe rastet që kishim për gol të Nazmi Gipshit dhe Albin Berishës”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit.

“Duhet të themi se ka ngarkesë psikologjike në skuadër dhe nuk është se në këtë periudhë të fundit kemi formë të mirë”.

“Sot u pa në pjesën e dytë edhe një rënie fizike, gjëra që ndodhin, por e dinim se do të ishte e vështirë ndaj Drenicës”.

“Kemi dyfishin e ndeshjeve në raport me skuadrat tjera. Sot mund ta kemi luajtur ndeshjen e 52-të”.

“Por, këto luhatje të formës nuk janë vetme në Kosovë. Cluji, Slavia e Pragës e po ashtu Shkupi nuk janë në vendin e parë”, ka shtuar më tej Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat