Shpërthen ish-i i Tottenhamit

Futboll

Shpërthen ish-i i Tottenhamit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:41
Jamie O’Hara

Jamie O’Hara, ish-futbollist i Tottenhamit, shpërthen me kritika të ashpra ndaj lojtarëve të Spurs pas humbjes 2:3 në shtëpi ndaj Bournenouth, me golin e fitores për miqtë të shënuar në 90+5′.

“Zhdukini! Unë e them këtë prej vitesh dhe vazhdoj të kritikohem nga njerëzit e Tottenhamit kur them të heqim qafe shumicën e lojtarëve”, tha ai në një prononcim për “TalkSPORT”.

“Stafi teknik, lojtarët janë kartë e djegur…

Filloni nga e para, rindërtoni dhe ndryshoni mentalitetin.

Dhe nëse Daniel Levy (presidenti) nuk është i përgatitur të ndryshojë mentalitetin e tij, ai gjithashtu duhet të largohet”, vazhdoi ai.

“Jam lodhur duke parë të njëjtat katrahura çdo javë.

Shkoj çdo javë dhe them të njëjtën gjë, por asgjë nuk ndryshon.

Është një mentalitet i dobët. Ata janë një tufë humbësish”, shtoi O’Hara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat