Shqiptarët nuk ia dalin në përballje me Mario Balotellin 

Futboll

Shqiptarët nuk ia dalin në përballje me Mario Balotellin 

Nga: K. Goca Më: 16 prill 2023 Në ora: 21:32
Balotelli feston me ekip

Grasshoppers si vendas ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Sioni, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran. 

Futbollisti Meritan Shabani ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli në minutën e 39-të, duke e lënë me një lojtar më pak Grasshoppers-in. 

Amir Abrashi dhe Meritan Shabani luajtën titullarë për Grasshoppers-in. 

Dion Kacuri nga minuta e 65-të e Shkëlqim Demhasaj nga e 82-ta, u aktivizuan për Grasshoppers-in.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, me Sionin importuan tre pikë të mëdha në luftë për ekzistencë.  

Golat i realizuan: 45.+2 – Balotelli 0:1. 46 - Sio 0:2; 63 - Ribeiro 1:2; 81 - Cyprien 1:3.

Pas javës së 28-të, Grasshoppers renditet në vend të 7-të me 34 pikë e Sioni i parafundit (i nënti) me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat