A ju shqetëson që qeveria spanjolle nuk e njeh Kosovën? Kështu përgjigjet Vedat Muriqi

Futboll

A ju shqetëson që qeveria spanjolle nuk e njeh Kosovën? Kështu përgjigjet Vedat Muriqi

Më: 16 prill 2023 Në ora: 21:55
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është sulmues i Mallorca-s në Spanjë.

Ai po kalon super formë në kampionatin spanjoll.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi në pyetjen nëse e shqetëson që qeveria spanjolle nuk e njeh Kosovën është përgjigjur: “Shumë, më shqetëson shumë sepse kjo do të thotë se familja ime ose miqtë nuk mund të vijnë këtu.

Duhet të marrësh vizë nga Maqedonia, por del se vizat janë vetëm për maqedonasit.

Unë vetë pata shumë probleme me lejen e qëndrimit dhe arrita në një pikë që thashë:

Do të flas me klubin dhe po iki.

Në fund u rregullua.

Gjithashtu nuk më pëlqen që LaLiga nuk na njeh.

Një gjë është politika dhe një tjetër, sporti.

Pastaj flitet shumë për ‘Jo për racizmin’, por ky është racizëm.

Sporti duhet të shërbejë për të bashkuar njerëzit, jo për t’i ndarë ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat