Sevilla e fut edhe më shumë në krizë Valencinë

Futboll

Sevilla e fut edhe më shumë në krizë Valencinë

Nga: K. G. Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:54
Sevilla

Valencia nuk i ka punët mirë, me humbjen në konak të vetin, me rezultat 2:0 nga Sevilla, tani është në zonën e kuqe, për të rënë nga elita e futbollit spanjoll.

Valencia renditet në vend të 18-të me 27 pikë, pozitë që shpie një rang më poshtë dhe ka tre pikë me pak se pozita e 17-të Almeria. 

Sevilla dukshëm ka ikë nga skuadrat e rrezikuara, tani zë vendin e 12-të me 35 pikë pas 29 javësh të zhvilluara.

Bade (55') e Suso (75') shënuan për fitoren e Sevillës. 

Moriba në minutën e 84-të ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Sevillën me një lojtar më pak në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat