Trajneri i Getafes tallet me Barcelonën

Futboll

Trajneri i Getafes tallet me Barcelonën

Më: 17 prill 2023 Në ora: 13:03
Quique Sanchez Flores

Getafe arriti të ndalë Barcelonën (0:0) dhe kësisoj bëri një hap të madh drejt mbijetesës në La Liga.

Trajneri i Barcelonës, Xavi kërkoi të gjejë një justifikim për barazimin, duke përmendur kushtet e lojës, por trajneri i Getafes, Quique Sanchez Flores, u tall me fjalët e tij me një përgjigje të mprehtë.

Në fakt, pas ndeshjes, Xavi ka komentuar barin në stadiumin e Getafes dhe ka kritikuar periudhën kohore në të cilën është luajtur ndeshja. Ai tha se Barcelona është mësuar me ndeshjet e mbrëmjes dhe ka probleme të luajë në kushte me diell.

"Nuk dua të hyj në këtë temë. Ne nuk luajtëm në rërë apo baltë, bari është i bukur dhe i njëjtë për të dyja skuadrat. Ata kanë bar të ulët në stadiumin e tyre dhe krijojnë kushte që u përshtaten për shkak të mënyrës se si luajnë futboll.

Ne luajmë në kushtet që janë më të mira për ne.

Asgjë jashtë rregullores nuk u bë”, tha Quique Sanchez Flores dhe më pas iu referua kushteve me diell që dyshohet se u shkaktuan probleme lojtarëve të Barcelonës.

“Le të blejnë Nivea, krem ​​kundër diellit, apo çfarëdo”, u përgjigj ai dhe qeshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat