Kjaer: Mbrëmjet si në Ligën e Kampionëve është arsyeja pse luajmë futboll

Futboll

Kjaer: Mbrëmjet si në Ligën e Kampionëve është arsyeja pse luajmë futboll

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:20
Simon Kjaer

Simon Kjaer u ka thënë shokëve të tij të Milanit që të shijojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me Napolin.

“Asnjëherë nuk e dini se kur do të vijë përsëri kjo mundësi. Mbrëmjet si kjo janë arsyeja pse ne luajmë futboll”.

Kjaer në një konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes theksoi se shpreson që ta përsëritin fitoren ndaj Napolit, me rezultat 4-0 në Serie A.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, e merituam këtë shans dhe herën e fundit që ishim në këtë stadium, shkoi mirë, kështu që shpresojmë ta përsërisim”, tha danezi në konferencën e tij për shtyp.

“Do të takojmë Osimhenin, ashtu si sulmuesit e tjerë. Nuk është kurrë punë vetëm për një mbrojtës, është punë ekipore dhe respekti më i madh”.

Kjaer është mbrojtësi më me përvojë në skuadër dhe u pyet se çfarë këshille u kishte dhënë lojtarëve të rinj në skuadër.

“Asnjëherë nuk e dini se kur do të vijë përsëri kjo mundësi. Këto janë mbrëmje që ju qëndrojnë gjatë gjithë jetës, qofshin të mira apo të këqija. Kjo është arsyeja pse ne luajmë futboll”.

“Natën tjetër në San Siro ishte një nga përvojat më të mira të karrierës sime me fansat tanë. Nesër do të jetë ndryshe, por të jep një ndjesi që nuk mund ta gjesh askund tjetër”.

Kjaer mbërriti në Milano në janar 2020 dhe Milani nuk kishte luajtur në Ligën e Kampionëve për shtatë vjet, por në prill 2023 ata janë në prag të gjysmëfinaleve.

“Ka qenë një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë të luaja për Milanin. Udhëtimi që patëm me këtë skuadër dhe trajnerin ishte një ëndërr dhe sinqerisht nuk e prisja të ishte kaq i shpejtë. Mendoj se një nga gjërat që bëri diferencën ishte trajneri, i cili çdo ditë na shtynte të vazhdonim përpara dhe të fokusoheshim te objektivi tjetër, çfarë mund të arrijmë”.

“Unë do ta pranoj, asnjëri prej nesh nuk mendoi se do të ishim këtu vetëm tre vjet më vonë.”

Çuditërisht, vetëm trajneri Stefano Pioli dhe mbrojtësi Kjaer erdhën në Stadio Maradona këtë mbrëmje për konferencën për shtyp, duke lënë pas në hotel pjesën tjetër të skuadrës.

Një shëtitje në këmbë nuk u konsiderua e nevojshme sepse Milani luajti këtu në Serie A më 2 prill dhe fitoi 4-0, kështu që janë të njohur me arenën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat