Inzaghi nuk bën llogari matematikore

Futboll

Inzaghi nuk bën llogari matematikore

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:57
Inzaghi

Interi mund të kthehet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 13 vite pas herës së fundit, vitit të “tripletës” historike të José Mourinhos.

Megjithatë, së pari duhet t’i rezistojnë sulmit që Benfica po përgatitet të ndërmarrë për të rikuperuar disavantazhin 2:0 të ndeshjes së parë në Lisbonë, shtatë ditë më parë.

Në prag të ndeshjes së kthimit, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të pranojë vetëm peshën specifike të angazhimit që e pret skuadrën e tij në stadiumin “San Siro”, nesër në mbrëmje: “Ne e dimë qartë se është akti i dytë i një përballjeje ku kemi avantazhin e dy golave.

Do të duhet të luajmë lojën tonë pa bërë llogari, duke e ditur që kundërshtari është i vlefshëm.

Do të na duhet një ndeshje me intensitet të madh si në Lisbonë për ta mbuluar mirë fushën.

Duhet të luajmë të gjithë së bashku.

Benfica është një ekip fizik dhe teknik, që sigurisht që do të na krijojë disa vështirësi. 90 minutat e nesërme do të jenë shumë të rëndësishme dhe të vështira.

Jam i bindur që të gjithë së bashku, me ndihmën e tifozëve, mund ta dalim.

Të jesh mes 4 skuadrave më të mira në Evropë nuk ndodh shpesh.

Ne e dimë se në Serie A humbëm pikë të rëndësishme, që na ngadalësuan.

Fokusi ynë tani është vetëm te Benfica, për të tjerat do të mendojmë pas të mërkurës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat