Darmian: Nuk po kalojmë një formë të mirë në kampionat

Futboll

Darmian: Nuk po kalojmë një formë të mirë në kampionat

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:04
Darmian

Mbrojtësi i Interit, Mateo Darmian, beson se zikaltërit e kanë potencialin për të arritur në finalen e Champions-it.

Në konferencën para ndeshjes me Benfikën, italiani u shpreh se skuadra do të kërkojë vazhdueshmërinë dhe gjithashtu janë të sigurt për një kthesë në kampionat.

“Sigurisht që muajin e fundit donim ta kishim në mënyrën më të mirë të mundshme, por po luajmë shumë ndeshje. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme.

Kemi pasur një ecuri të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu.

Nëse duhet të zgjedh një ndeshje të këtij sezoni në Champions, atëherë do të shkoja për takimin në “Camp Nou”.

E dimë që nuk po kalojmë momentin më të mirë në kampionat.

Nuk po e ruajmë rezultatin ose të mbyllim ndeshjet me shanset që na krijohen. Ato që po presim ose që i meritojmë nuk po arrijnë.

Është një situatë që duam ta ndryshojmë, por nesër është një ndeshje Champions-i dhe ne jemi të fokusuar aty”, u shpreh Darmian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat