Kukësi me “armë” plus drejt Elbasanit

Futboll

Kukësi me “armë” plus drejt Elbasanit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:39
Kukësi

Kukësi do të udhëtojë të dielën në “Elbasan Arena”, aty ku do të përballet me skuadrën e Kastriotit.

Asnjëra nga skuadrat nuk gjendet në pozita të mira dhe fitorja është detyrim për objektivat që ekipet kanë.

Ashtu si në “Kukës Arena” ku ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh, edhe në Elbasan pritet që të jenë të shumtë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi “Armata e Veriut” ka dhënë detajet e udhëtimit nga Kukësi për në Elbasan.

“Më datë 23.04.2023 do të bëjmë nisjen për në ndeshjen e radhës në “Elbasan Arena” kundër ekipit te Kastriotit. Çdo gjë është gati për ndeshjen kundër Kastriotit.

Çunat janë më gati se kurrë për të pushtuar Elbasanin siç na ka hije dhe për këtë kemi në dispozicion 3 sprintera të cilët duhet ti mbushim për të mbështetur ekipin në këtë situatë të keqe në të cilën ndodhemi

Kanë ngelur edhe 7 finale dhe ne nuk duhet ta braktisim ekipin e zemrës pasi në këtë situatë në të cilën jemi ata kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen tonë.

Ne kemi besim tek lojtaret dhe trajneri kështu që pritjes i ka ardhur fundi për te fituar me një rezultat bindës”, shkruhej në njoftimin e tifogrupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat