Benitez ende pa ekip

Futboll

Benitez ende pa ekip

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:33
Benitez

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez foli për arsyet se përse ai refuzoi disa oferta për t’u rikthyer në punë.

“Dua të jem i sigurt, unë dhe stafi im kemi arritur të jemi konkurrues në shumë vende.

Një rikthim në Itali? Pse jo?! Nuk refuzojmë askënd nëse konteksti është i drejtë për ne”, ka deklaruar Benitez.

Në të kaluarën, Benitez ka drejtuar në Serie A Interin dhe Napolin.

Me zikaltërit ai drejtoi 25 ndeshje, ku mori 12 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje.

Ndërsa me Napolin, Benitez drejtoi 112 ndeshje, nga të cilat 61 ishin fiotre, 26 barazime dhe 25 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat