Gravenberch shumë pranë kalimit te “të kuqtë”

Futboll

Gravenberch shumë pranë kalimit te “të kuqtë”

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:35
Ryan Gravenberch

Gravenberch shumë pranë kalimit te “të kuqtë”!

Pas heqjes dotë nga talenti anglez i mesfushës së Borussia Dortmund, Jude Bellingham, duket se Liverpool ka kryer transferimin e parë për merkaton e verës më repartin e organizimit të lojës dhe bëhet fjalë pikërisht për objektivin e tyre kryesor, Ryan Gravenberch.

Sipas mediave gjermane dhe atyre angleze, drejtuesi e “të kuqve” kanë komunikuar tashmë me babain e 20-vjeçarit hollandez, i cili është njëkohësisht dhe agjenti i tij, teksa kanë rënë dakort për një pagë “faraonike” për moshën e “tulipanit”, plot 226 mijë euro në muaj.

Megjithatë, edhe pse Liverpool ka darkodësinë e lojtarit dhe të babait, sërish problem do të jetë çmimi që “bavarezët” do t’i vendosin hollandezit, me drejtuesit e anglezve që shpresojnë të jetë e barabartë ose e përafërt me atë që “bavarezët” e blenë kartonin e 20-vjeçarit nga Ajax, vetëm 18.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat