Platja: Fyerje për mijëra njerëz, duhet hequr dhe kërkuar falje

Futboll

Platja: Fyerje për mijëra njerëz, duhet hequr dhe kërkuar falje

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:18
Platja

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Katalonisë, Patricia Platja, i ka kërkuar Real Madridit të heqë videon e tyre të publikuar të hënën mbrëma, e cila akuzonte Barcelonën se po favorizohej nga ish-diktatori spanjoll Francisco Franco.

Pasi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e akuzoi Real Madridin se është ekipi i regjimit, në llogarinë zyrtare të Real Madridit në “Twitter” u publikua një video, e cila ishte katër minuta dhe me akuza për Barcelonën për të njëjtën gjë.

Kjo nuk është pritur aspak mirë në Kataloni, një nga zonat që ka vuajtur më së shumti nga regjimi i Frankos sa i përket reprezaljeve dhe krimeve kundër njerëzimit.

“Videoja që ka transmetuar Real Madridi është një manipulim kaq i vrazhdë i historisë saqë duket si tekst shkollor. Është ‘lajm i rremë’ i pahijshëm.

Vjen nga një institucion privat dhe një klub me kaq shumë ndikim dhe kaq shumë ndjekës. Pra duhet t’i jepet rëndësia që po i jepet”, tha Patricia Platja, raporton “Marca”.

“Është e papërgjegjshme, ofenduese dhe një fyerje për mijëra njerëz që vuajtën nën regjimin e Frankos, përfshirë FC Barcelona, ​​duke filluar me presidentin e asaj kohe, Josep Sunyol, i cili u qëllua nga regjimi dhe ndoshta Real Madridi nuk e kujton atë.

Do të ishte mirë nëse Real Madridi do ta hiqte videon dhe do të kërkonte falje që ka kaluar vijën e kuqe”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat