E do Ancelotti

Futboll

E do Ancelotti

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:32
Carlo Ancelotti

Ndërsa Carlo Ancelotti duhet të përgatisë ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea-t, drejtuesit e klubit i janë futur punës duke planifikuar merkaton e verës për sezonin e ardhshëm.

Përveç rastit të Karim Benzema, të cilit kontrata e tij do të përfundojë në qershor, reparti ku duhet të ndërhyjnë merengues është mesfusha.

Në fakt, Luka Modric dhe Toni Kroos janë gati të skadojnë dhe e ardhmja e tyre në fanellën e Merengues është gjithnjë e më e pasigurt. Duke pasur parasysh moshën në rritje, pavarësisht cilësisë së padiskutueshme të lojtarëve, Real Madrid fillon të planifikojë mesfushën e së ardhmes.

Në lidhje me këtë, Carlo Ancelotti i raportoi drejtuesve një futbollist italian, i cili po ecën mirë në Serie A.

Sipas raportimeve të gazetës Tuttosport, lojtari i identifikuar nga Carlo Ancelotti është Samuele Ricci, i lindur në vitin 2001 në pronësi të Torinos.

Mesfushori po e bën veten protagonist të një sezoni të shkëlqyer, që e sheh me një gol të shënuar dhe një asistim në 25 ndeshjet e luajtura mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. I lindur në vitin 2001, ai është një nga më të mirët e mesfushës së Ivan Juric, i cili duket se nuk mund të bëjë dot më pa të.

Paraqitjet e shkëlqyera me fanellën e Torino-s nuk kaluan pa u vënë re në sytë e Real Madridit, veçanërisht ato të trajnerit nga Reggiolo, i cili e raportoi menjëherë te drejtuesit spanjoll si një nënshkrim të ri të mundshëm.

Është një emër i pazakontë, por Los Blancos mund të plotësojnë kërkesat e trajnerit kampion të Europës.

Djali është tërhequr dukshëm nga ideja për të kaluar në një nga klubet më të mëdha në botë dhe mund t’i kërkojë klubit ta lërë të largohet nëse oferta nga Madrid bëhet zyrtare.

Merkato verës tashmë është gati për të nisur, me Real Madridin që mund të nisë një revolucion të vërtetë për zonën qendrore të fushës. Ricci, së bashku me Camavinga dhe Tchouaméni, mund të përfaqësojnë mesfushën e së ardhmes të klubit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat