Onana dhe Brozovic përplasen në stërvitje

Futboll

Onana dhe Brozovic përplasen në stërvitje

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:49
Onana dhe Brozovic

Tek In\teri është parë një situatë e tensionuar në stërvitje, një ditë para ndeshjen kthyese kundër Benfikës në Ligën e Kampionëve.

Portieri Andre Onana dhe mesfushori Marcelo Brozovic u desh të ndaheshin nga shokët e skuadrës për të parandaluar një situatë më të rëndë konfliktuoze.

Kjo ndodhi pasi Onana vrapoi për të marr një top që po shkonte drejt kroatit Brozovic dhe u duk se u përplas dhe e shtyu atë.

Brozovic nuk e mori shumë qetë këtë situatë para një ndeshje kaq të rëndësishme, por dy lojtarët u ndanë nga shokët e skuadrës përpara se situata të përshkallëzohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat