Milani barazon Juventusin

Futboll

Milani barazon Juventusin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:29
Milani

Milani ia doli të kalonte pengesën Napoli, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, pas plot 16 vitesh mungesë.

Hera e fundit që kuqezinjtë merrnin pjesë në këtë fazë të kompeticonit më të rëndësishëm për klube në Europë, ishte sezoni 2006/07.

Me kualifikimin e sotëm, Milani ka barazuar Juventusin, si skuadra italiane me më shumë pjesmarrje në këtë fazë të kompeticionit. Të dyja ekipet italiane, si bardhezinjtë ashtu dhe kuqezinjtë numërojnë nga 7 pjesmarrje në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Vlen të theksohet që këto pjesmarrje numërohet që kur kompeticioni u ndryshua dhe u quajt Liga e Kampioneve, pas më parë është quajtur Kupa e Kampioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat