Keidi Bare në rolin e liderit

Futboll

Keidi Bare në rolin e liderit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 14:51
Keidi Bare në veprim

Keidi Bare ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të marrë minuta me skuadrën e tij në Spanjë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u aktivizua 12 minuta në ndeshjen e fundit ndaj Betis, aty ku u mund me rezultatin 3-1.

Në një intervistë për kanalin e klubit, mesfushori i Kombëtares është i bindur se skuadra e tij mund të mbijetojë pavarësisht vështirësive që po has në kampionat.

“Nuk është koha për të fituar me fjalë, por në fushë.

Do të japim gjithçka për të arritur tek objektivi ynë dhe këtë do e vërtetojmë me fakte.

Kundër Kadiz kemi një mundësi për të fituar dhe për të bërë gjërat siç duhet.

Është një duel për jetë a vdekje dhe theksoi se Espanjol është e fokusuar totalisht për të marrë pikët e plota”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat