Vdekja e Diego Maradona, rihapet gjyqi për mjekët e akuzuar

Futboll

Vdekja e Diego Maradona, rihapet gjyqi për mjekët e akuzuar

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:03
Diego Maradona në të djathtë

Edhe pse kanë kaluar afro 2 vite nga vdekja e legjendës së futbollit Diego Maradona, mbetet ende e hapur çështja për shkaqet që çuan në një fund të tillë.

Një gjykatë, apeli argjentinas konfirmoi se tetë profesionistë mjekësorë të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e Maradonës do të dalin në gjyq.

Në vitin 2022, u ngrit një aktakuzë për personat që ishin përgjegjës për shëndetin e Maradonës.

Apelimi që ata bënë, çoi në pushimin e përkohshëm të çështjes.

Mirëpo neurokirurgu Leopoldo Luke, psikiatri Agustina Cosachov si dhe gjashtë të tjerë do të përballen sërish me trupin gjykues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat