Chelsea pas eliminimit nga Championsi, në sulm për Alvarezin

Futboll

Chelsea pas eliminimit nga Championsi, në sulm për Alvarezin

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:44
Alvarez

Chelsea cila po kalon një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit, tashmë është duke menduar për përforcime e tregut të kësaj verë.

‘Blutë’ e Londrës që mbrëmë u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Real Madridi, janë të interesuar për sulmuesin e Manchester City-t, Lulian Alavrez.

Sipas ‘Fichajes’, Chelsea po mendon për transferimin e sulmuesit të Manchester City, Julian Alvarez gjatë kësaj verë.

Alvarez thuhet se është i zhgënjyer me minutazhen e vogël në skuadrën e Pep Guardiolës, andaj edhe kërkon një sfidë të re.

Chelsea nuk është i sigurt për të ardhmen e Armando Broja dhe Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alvarez-in e sheh kandidat ideal për t'i zëvendësuar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat