Trajneri anglez regjistron rekordin negativ!

Futboll

Trajneri anglez regjistron rekordin negativ!

Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:48
Frank Lampard

Frank Lampard në historinë e Chelsea, trajneri anglez regjistron rekordin negativ!

Chelsea nuk po mundet të ngrejë kokë nga rezultatet negative të cilat janë bërë si një gozhdë nën këpucë.

Tashmë “blutë” e Londrës janë jashtë Europës pasi u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-2 nga Real Madrid.

Në fakt, që kur Lampard u ul përsëri në stolin e Chelsea, ata kanë vetëm humbje, dy kundër Real Madrid, një kundër Wolves dhe një kundër Brighton, gjë që e bën anlgezin të vetmin trajner në historinë e Chelsea që ka arritur këtë rekord negativ me katër humbje në ndeshjet e tij të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat