Gazetari britanik: Po investojnë shumë te shqiptari

Futboll

Gazetari britanik: Po investojnë shumë te shqiptari

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:10
Armando Broja

Pas një të keqe fshihet gjithmonë diçka e mirë.

Në periudhën e pushimit të klubeve gjatë Botërorit, Armando Broja do të pësonte një prej dëmtimeve më të rënda për një futbollist.

Sulmuesi shqiptar e mbylli sezonin para kohe dhe tani pritet që të kthehet në qershor në fushën e blertë.

Por si për ironi të fatit, që nga ai moment i dëmtimit të Brojës, Chelsea-n e ka përfshirë një krizë totale.

Nëse lojtari shqiptar do të gjendej në këtë skuadër dhe londinezët do të ishin po në të njëjtën situatë, me siguri që në merkaton e verës Broja do të largohej menjëherë.

Ndryshe ndodh tani, teksa gazetari britanik Simon Phillips tregon anën tjetër.

“Armando Broja do të kthehet në sezonin tjetër.

Unë di që ka besim shumë të madh nga drejtuesit e klubit te ky lojtar.

Ata duan të investojnë kohë te Broja dhe ta mbështesin që të kthehen pasi vlerësohet shumë në skuadër”, u shpreh Phillips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat