Juventusit mund t’i kthehen sot 15 pikët

Futboll

Juventusit mund t’i kthehen sot 15 pikët

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:21
Pamje nga gjykata

Juventusit mund t’i kthehen pikët e hequra nga Federata Italiane në sezonin aktual për çështjen e plusvalencave.

Në gjyqin e zhvilluar sot në Këshillin e Komitetit Olimpik Italian, avokatët e bardhezinjve kanë kërkuar anulimin e vendimit dhe vetë Prokurori i Federatës, Ugo Taucer, ka pranuar se ai vendim ka qenë i parregullt sa i përket motivimit.

Ai ka kërkuar kështu që të shtyhet vendimi apo të ketë një rigjykim të rastit.

“Puna e Prokurorës Federale ishte korrekte dhe i kuptua nga Gjykata e Apelit në ndryshimin e vendimit.

Argumentimet e dëgjuara sot nga pala tjetër, nuk kanë bazë dhe unë do të isha kundër apelimit të tyre.

Por sa i përket nënti 4, kam frikë se profili ku ka bazën mbi pikët e penalizimit, ka një mangësi motivimi që duhet vlerësuar dhe rishikuar në një gjykim tjetër”, tha ai para gjykatës që do të japë më vonë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat