Guardiola: Nuk i trembemi Bayernit

Futboll

Guardiola: Nuk i trembemi Bayernit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 18:58
Guardiola

Mbrëmjen e sotme, Manchester City do të udhëtojë drejt Gjermanisë, aty ku do të ndeshet për një vend në gjysmë-finale me Bayern Munich në “Allianz Arena”, ku edhe pse “qytetarët” triumfuan të parën me rezultatin 3 me 0 përballë gjermanëve asgjë nuk është e sigurtë.

Për mediat pak orë para nisjes së përballjes, tekniku Guardiola tha se djemtë e tij mund të krijojnë lojë fantastike e nuk i tremben në asnjë moment arritjeve historike të Bayern Munich.

“Ne nuk po luajmë kundër arritjeve të tyre, por që ata kanë arritur diçka të tillë është e veçantë.

Është bukur të luash me kundërshtarë të tillë, është mirë të jesh këtu dhe të përpiqesh të arrish një diçka të jashtëzakonshme si gjysmë-finalja e Champions League.

Pas shumë vitesh që kemi fituar Premier League dhe kemi arritur në finale dhe gjysmëfinale, po hyjmë në një nivel mjaft interesant për ne. Nuk kam asnjë dyshim që lojtarët e duan, kanë dëshirë, sigurisht që e duan.

Ne nuk kemi nevojë të mbrohemi gjatë gjithë ndeshjes, ne mund të luajmë. Ne do të luajmë një ndeshje futbolli, 11 kundër 11 dhe do të përpiqemi të luajmë futbollin tonë”,- u shpreh Guardiola pak orë përpara “betejës” në Allianz Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat