Kane nuk do të shitet

Futboll

Kane nuk do të shitet

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:23
Kane

Kryetari i Tottenham-it, Daniel Levy këmbëngul se Harry Kane mund të fitojë trofe tek ‘Spurs’.

Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ kërkohet nga Manchester United dhe PSG-ja.

I pari i Tottenhamit është i bindur se Kane do të fitojë trofe me skuadrën anglez, dhe sipas tij, të jesh legjende e Tottenhamit është tejet e rëndësishme.

“Ai absolutisht do të fitojë trofe te ‘Spurs’.

Por të jesh legjendë e klubit është e rëndësishme.

Fakti që ai është golashënuesi më i mirë i Tottenham, ai po bën histori”, ka thënë Levy për mediet britanike.

“Shpresoj që një ditë të ketë një statujë të Harry Kane jashtë stadiumit tonë”, theksoi ai.

Levy hodhi poshtë pretendimet se Kane do të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj verë.

“Unë nuk e konsideroj veten një negociator i veçantë apo diçka të tillë, unë jam vetëm duke vepruar në interesin më të mirë të klubit tim.

Mendoj se kur bëhet fjalë për transferimin varet nga balanca e fuqive. Nëse keni një lojtar që vërtet nuk dëshironi ta shisni, atëherë keni të drejtë të thoni jo”, ka theksuar kreu i Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat