Stadiumi që po ndërtohet tash e 8 vite në Mal të Zi, ja sa para janë shpenzuar 

Futboll

Stadiumi që po ndërtohet tash e 8 vite në Mal të Zi, ja sa para janë shpenzuar 

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2023 Në ora: 13:37
Stadiumi që po ndërtohet bë Cetinje

Ndërtimi i stadiumit në Cetinje të Malit të Zi, ka 8 vite që nuk ka përfunduar.

 “Stadiumi ka kushtuar rreth 8.500.000 euro dhe për përfundimin e punimeve janë ndarë edhe një milion euro, kështu që do të shihet nëse problemet që kanë hasur kontraktorët do të zgjidhen me kohë dhe nëse ekipi i Llovçenit do të kalojë në stadiumin e ri.

Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 5.192 ulëse, vendet në lindje dhe perëndim do të kanë nga 2.100, ndërsa në VIP do të ketë edhe 145 vende të tjera.

Në pjesën jugore, përdhese, janë planifikuar objekte tregtare, të orientuara drejt sheshit aty pranë stadiumit. Mali i Zi filloi ndërtimin e stadiumeve të futbollit edhe më herët dhe ishte i pari që përfundoi stadiumin në Podgoricë, i cili është përdorur nga klubi i futbollit Podgorica që nga hapja e tij në vitin 2019. 

Kapaciteti i këtij stadiumi është 3000 ulëse”, - shkruan mes të tjera “Monda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat