Vrioni është si një dhelpër në zonë

Futboll

Vrioni është si një dhelpër në zonë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:01
Vrioni

“Urrejtjet përfundojnë në dashuri”! Vetëm pak kohë më parë, trajneri i New England Revolution, Arena, kishte një konflikt të hapur me Vrionin.

Trajneri nuk e kishte pëlqyer aspak mënyrën sesi sulmuesi shqiptar po paraqitej në fushë.

Por e gjitha kjo i përket të shkuarës pasi Vrioni i ka fituar sërish besimin e madh.

“Duhet të përfshihet pak më shumë në lojën tonë.

E ka prekur topin 17 herë në 76 minuta, duhet të jetë pak më shumë i përfshirë.

Por Vrioni është duke bërë hapa para, me kalimin e kohës do të jetë një lojtar edhe më i mirë për ne.

Nuk është asnjëherë e lehtë që të vish në një klub të ri, në një kulturë të re, në një sfidë të re.

Është komplet ndryshe të jesh në SHBA nga qëndrimi në Europë.

Por unë me të vërtetë mendoj se Vrioni është si një dhelpër në zonë.

Është çështje kohe që të njihet më mirë me shokët e ekipit”, tha Vrioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat