Barcelona ofertë për Messin

Futboll

Barcelona ofertë për Messin

Më: 20 prill 2023 Në ora: 15:36
Messi

Tashmë jemi futur në periudhën e nxehtë të situatës së Leo Messit.

Sipas “Sport”, Barcelona është gati t’i ofrojë argjentinasit një kontratë 2-vjeçare, pasi katalanasit vazhdojnë të hedhin hapa konkretë për të rikthyer “pleshtin” në “Camp Nou”.

Marrëveshja e fundit e Messit para se të largohej nga Barcelona u raportua se ishte rreth 100 milionë euro bruto në vit.

Megjithatë, pasi klubi spanjoll me probleme financiare nuk ishte më në gjendje të ofrojë një pagë të tillë, ata mund të paraqesin një propozim me vlerë një të katërtën e kësaj shumë, 25 milionë euro bruto në vit, që do të rezultonte në një pagë neto prej pak më pak se 13 milionë euro në sezon, afër asaj që përfiton polaku Leëandoëski.

Barça dëshiron t’i dorëzojë Messit një kontratë që do ta mbante në klub deri në vitin 2025. Megjithatë, raporti shton se do të ketë një klauzolë që lojtari të largohet në vitin 2024 nëse dëshiron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat