Guardiola kërkon hakmarrjen ndaj Realit

Futboll

Guardiola kërkon hakmarrjen ndaj Realit

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:44
Guardiola

Pep Guardiola do të gjejë një rival të njohur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, Realin e Madridit.

Trajneri i Mançester Sitit është përballur kundër spanjollëve 21 herë dhe ata janë rivali i katërt më i njohur për teknikun katalanas.

Në këto 21 ndeshje, bilanci i teknikut të Sitit është 12 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje duke u marrë mesatarisht 1.9 pikë për ndeshje.

Pjesa më e madhe e ndeshjeve të tij kundër kampionëve të Europës janë përballjet e famshme në La Liga, kur ai drejtonte rivalët e Barcelonës.

Por edhe në stolin e “qytetarëve”, madrilenët nuk janë një kundërshtar i panjohur për kampionët e Anglisë. Siti i tij dhe Reali u përballën në 1/8-at e sezonit 2019-‘20, dy ndeshje të cilat anglezët i fituan me rezultat të njëjtë 2-1.

Të paharrueshme janë dy gjysmëfinalet e sezonit të shkuar, ku pas fitores spektakolare 4-3 të Sitit në “Etihad”, erdhi përmbysja 3-1 në “Bernabeu”, por deri në minutën e 90-të miqtë ishin duke fituar 0-1, falë golit të Mahrezit.

Dy golat e Rodrigos në minutat shtesë dhe Benzema në kohën shtesë (95’) sollën një prej përmbysjeve më të çmendura të historisë së Champions-it, të cilat i hapën rrugën triumfit të skuadrës së Karlo Ançelotit sezonin e shkuar. Koha për t’u hakmarrë për Guardiolën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat