Bernardo Silva për Haaland: Ja çfarë e bën special

Futboll

Bernardo Silva për Haaland: Ja çfarë e bën special

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:45
Haaland

Erling Haaland ka qenë përsëri protagonist me Manchester City-n. Sigurisht kjo gjë nuk përbën lajm, por është konfirmimi i radhës për rëndësisnë që ka sulmuesit norvegjez për skuadrën e Citizens.

Edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Bayern Munich, sulmuesi nuk është demoralizuar nga penalltia e humbur dhe, pak më mbrapa, ka gjetur golin me vendosmërinë e tij të zakonshme.

Diçka që është vlerësuar edhe nga shoku i tij i skuadrës Bernardo Silva.

Portugezi, duke folur për kanalet zyrtare të UEFA-s, ka thënë: “Erling Haaland është një lojtar special. Dallohet nga të gjitha ata që kanë qenë më parë në skuadrën tonë.

“Nuk ka nevojë që ta prekë topin shumë herë.

Është i pranishëm në fushë, mund të jetë në hije për 85 minuta, por i mjafton një ose dy prekje dhe godet.

“Shënon gola. Me një lojtar kaq special në sulm, ndihemi shumë mirënë fushë”, ka qenë elozhi i Bernardo Silva-s për shokun e ri të skuadrës pas ndeshjes ndaj Bayern-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat