Lukaku plus 40 milionë euro

Futboll

Lukaku plus 40 milionë euro

Më: 20 prill 2023 Në ora: 17:39
Lukaku

Kanë mbetur edhe disa javë nga rihapja e merkatos së verës, por te Interi mbi të gjitha ka kohë që një emër është në qend të vëmendjes: ai i Romelu Lukaku-t. Sulmuesi belg donte të kthehej në Milano me çdo kusht, por performanca e tij është absolutisht zhgënjyese.

7 gola në 24 paraqitje dhe një sërë paraqitjesh që kanë lënë të pakënaqur si drejtuesit zikaltër ashtu edhe tifozët. Kjo është arsyeja pse e ardhmja e ‘Big Rom’ do të jetë larg skuadrës së Simone Inzaghi-t.

Sipas asaj që raportohet nga RumoreATM në Twitter dhe nga Elgoldigital.com, fati i Romelu Lukaku-t tashmë është vulosur. Jo më te Inter: në fakt, duket se drejtuesit nuk janë bindur nga ecuria e sulmuesit në pronësi të Chelseat dhe kanë vendosur të lënë mënjanë përfundimisht mundësinë për ta mbajtur sërish në Milano vitin e ardhshëm.

Prandaj, kthimi i tij në Londër duket praktikisht i qartë. Inter thuhet se u ka komunikuar londinezëve synimin e tyre për ta kthyer lojtarin tek ata kur të përfundojë sezoni.

Pavarësisht kontratës tjetër trevjeçare me klubin e Todd Boehly, klubi anglez nuk ka ndërmend të mbajë pranë sulmuesin e lindur në vitin 1993, i cili për këtë arsye do të përdoret si mjet shkëmbimi gjatë merkatos së verës. Një klub i madh europian duket se është vënë në lëvizje për lojtarin.

Chelsea nuk do të rifillojë nga Lampard vitin e ardhshëm, por fati i Lukakut është larg Londrës. Klubi anglez i eliminuar nga Champions League kundër Real Madridit po mendon për një revolucion. Dhe nga Spanja, ata janë të sigurt.

Atletico Madrid mund të përfitojë nga lamtumira me Inter-in dhe më pas nga ajo me Chelsea-n, për të kapur qendërsulmuesin belg. Futbollisti mund të zërë vendin e Alvaro Morata-s, i cili gjithashtu pritet të largohet nga Madridi në verë. Lukaku pëlqehet shumë nga ‘Cholo’, i cili do ta mbante Depay pranë si alternativë, duke formuar një dyshe sulmuese të përbërë nga belgu dhe Griezmann.

Drejtuesit e Chelseat dhe Atletico-s duket se po mendojnë për një shkëmbim të bujshëm. Në fakt, Blutë morën janarin e kaluar me formulën e huazimit Joao Felix-in nga Colchoneros.

Lukaku vlerësohet në 40 milionë euro dhe për ta blerë përfundimisht portugezin, çmimi i të cilit është vendosur në 80 milionë, do të duhet e njëjta shumë, por me para në dorë.

Një super marrëveshje, pra, në aksin Londër-Madrid: Lukaku tek Atletico Madrid është shumë më tepër se një mundësi dhe e ardhmja e belgut është gjithnjë e më larg Milanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat