Fiorentina në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës

Futboll

Fiorentina në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës

Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:56
Fiorentina

Skuadra italiane, Fiorentina ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Ligës së Konferencës, ndërkaq ndeshja mes AZ Alkmaar dhe Anderlechtit shkon në vazhdime.

Pas plot 90’ minutave në stadiumin “Artemio Franchi”, Fiorentina është mposhtur 3:2 si vendase nga Lech Poznan, por që kjo fitore nuk e ndihmon skuadrën polake të avancoj tutje.

Fiorentina e fitoi ndeshjen e parë të luajtur në Poloni me rezultat të thellë 4:1, që nënkupton se Fiorentina kalon tutje pasi që rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 6:4 në favor të saj.

Në ndeshjen e sotme, golat për skuadrën italiane i shënuan Riccardo Sottil (minuta e 78’) dhe Castrovilli (minuta e 90+2’), ndërsa te Lech Poznan golashënues ishin Afonso Sousa (minuta e 9’), Kristoffer Velde (minuta e 64’) dhe Artur Sobiech (minuta e 69’).

Me këtë fitore, Fiornetina kalon tutje në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Baselit dhe Nice.

Rezultati final, 3:2 në favor të Lech Poznan (Fiorentina kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4).

Krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes AZ Alkmaar dhe Anderlechtit, ku rezultati është 2:0 në favor të AZ Alkmaar, por se ndeshja shkon në vazhdime pasi që Anderlechti ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat