Festojnë Juventusi dhe Leverkuseni

Futboll

Festojnë Juventusi dhe Leverkuseni

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:13
Juventusi

Sevilla, Juventus dhe Bayer Leverkusen janë tri skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinalet e Europa League. 

Ndërkohë, Roma-Feyenoord (2-1) ka shkuar në shtesë.

Skuadra andaluziane fitoi 2-0 ndaj Manchester United dhe siguroi kualifikimin falë rezultatit të përgjithshëm 4-2. En Nesyri (2x) dhe Loic Bade ishin autorët e golave për ekspertët e këtij turneu.

Feston edhe Juventusi. Bardhezinjtë e mbyllën në barazim 1-1 transfertën ndaj Sportingut të Lisbonës, por u kualifikuan falë triumfit 1-0 në Torino.

Adrien Rabiot kaloi italianët në avantazh, por vendasit barazuan falë një penalltie të saktë të Marcus Edwards.

Në gjysmëfinale edhe Bayer Leverkusen. “Aspirinat” fituan 1-4 në Belgjikë përballë Union Saint-Gilloise. Sfida e parë kishte përfunduar në barazim 1-1.

Sevilla do të sfidojë Juventusin në gjysmëfinale, ndërkohë që Bayer Leverkusen pret fituesin e çiftit Roma-Feyenoord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat