Sevilla e çon në shtëpi Manchester Utd

Futboll

Sevilla e çon në shtëpi Manchester Utd

Më: 20 prill 2023 Në ora: 23:22
Sevilla

Manchester United është eliminuar nga Europa League.

Në ndeshjen e dytë çerekfinale është mposhtur bindshëm nga Sevilla. Ndeshja është mbyllur me rezultat 3-0. 

Qysh në minutën e tetë spanjollët kanë kaluar në epërsi kur En-Nesyri ka gjetur golin pas një asistimi nga Lamela. 
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Sevilla e ka nisur furishëm pjesën e dytë. Menjëherë në minutën e dyzet e shtatë ka realizuar Bade. 

Fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale për skudrën spanjolle e ka vulosur prapë En-Nesyri, i cili ka shënuar në minutën e tetëdhjetë e një. 
Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar baraz 2:2..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat